Pique: Largimi i Guardiolës më shpëtoi karrierën futbollistike

  • 23 March 2018 - 17:43
Pique: Largimi i Guardiolës më shpëtoi karrierën futbollistike

Gerard Pique ka thënë se largimi i Pep Guardiola nga klubi në vitin 2012 ka bërë që të rilind në karrierë.

Mbrojtësi spanjoll pohon se nuk ka mundur t’i përshtatet kërkesave të trajnerit, i cili u kërkonte futbollistëve që të mendojnë 24 orë për futbollin.


Ai këtë periudhë e përshkroi këtë si shumë të vështirë, ndryshe nga tre sezonet e fundit, të cilat i konsideron si shumë të mira.

“Guardiola u ka kërkuar lojtarëve të mendojnë 24 orë rreth futbollit, por nuk mundesha të përshtatesha pasi ishte në kundërshtim me filozofinë time. Që nga ai moment, ai e ka humbur besimin tek unë dhe vendosi të mos më ftojë në takimin kundër Real Madridit”, ka thënë Pique.

Mbrojtësi që deri më tani ka luajtur për dhjetë sezone në Barcelonë, ka thënë se eliminimi i Chelseat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka përshpejtuar fundin e problemeve të tij, për shkak se Guardiola u largua nga klubi së shpejti.

“Këtë sezon kam menduar shumë për karrierën dhe jetën. Nëse do të vazhdon që Pep të qëndronte në Barcelonë, nuk do ta fitoja sërish besimin e Guariolës ose ishte dashur të gjej një klub të ri. Për fat të mirë, Tito Vilanova erdhi në krye të klubit dhe fitova një vend të formacionin startues”, tha mbrojtësi me përvojë.

Ndryshe, 31-vjeçari deri më tani ka luajtur 268 takime për katalunasit dhe ka shënuar 23 gola

(Kosova Sot)