Supergoli i Xhemajlit ja siguron fitoren Zvicrës

  • 23 March 2018 - 21:10
Supergoli i Xhemajlit ja siguron fitoren Zvicrës

Zvicra e shqiptarëve ka shënuar fitore minimale kundër Greqisë në një miqësore që është zhvilluar në Athinë

Zvicra e ka kaluar më suksesin testin në miqësoren me Greqinë derisa ka fituar me rezultat minimal në njërën prej Kombëtarëve më mbrojtjen më të fortë në Europë.

Pjesa e parë i takoi grekëve të cilët disa herë ishin pranë golit, por pas nuk mbeti as Zvica, sidomos Blerim Xhemajli që shënoi një super gol për Zvicrën me gërshërë.

Në pjesën e dytë Zvicra e kërkoi fitorën më shumë dhe ajo erdhi në momentin më të mirë të saj.

Pas një krosimi të Lichsteiner, në zonë më së miri u gjet Xhemajli i cili shënoi më gërshërë një gol të bukur në minutën e 59’të.

Zvicra pati edhe disa mundësi të tjera për shënim por që nuk i konkretizojë me golë.

Njëjtë edhe Greqia por që në fund rezultati përfundoi me rezultat minimal, 1-0..

(Kosova Sot)