Kampionët botërorë barazojnë në miqësore

  • 23 March 2018 - 22:59
Kampionët botërorë barazojnë në miqësore

Njëra prej miqësorëve më intersante ishte sonte ajo në mes të Gjermanisë dhe Spanjës

Të dy ekipet kanë luajtur baraz në Gjermani, por ishte një lojë e hapur në të gjitha aspektet.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Të parët që erdhën në epërsi ishin spanjollët.

Një gabim në mbrojtje u shfrytëzua shumë mirë nga Iniesta dhe Rodrigo, e të cilin e shndërroi në gol pikërisht ky i fundit. Spanja kalojë herët në epërsi, saktësisht në minutën e 6 të takimit.

Gjermanët rritën presionin në minutat në vazhdim dhe tek në minutën e 36 shënon Muller, një supergol nga largësia.

Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar, por më meritorët për këtë rezultat ishin portierët, të cilët bën disa pritje të mahnitshme gjatë kësaj ndeshje. 

(Kosova Sot)