Southgate: Jam i kënaqur me cilësitë e futbollistëve

  • 24 March 2018 - 12:27
Southgate: Jam i kënaqur me cilësitë e futbollistëve

Anglia ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Holanda.

Edhe pse ndeshje miqësore, ‘Tre Luanët’, treguan karakter dhe lojë të mirë duke mposhtur minimalisht Holandën 0-1, falë golit nga Jesse Lingard.

Kjo fitore e ka kënaqur trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate.

“Jam shumë i kënaqur me cilësitë që posedojnë futbollistët e mijë”, ka thënë Southgate.

“Futbollistët e mijë kanë pasur një paraqitje mjaftë të mirë si teknikisht ashtu edhe taktikisht edhe pse Holanda tri herë ndryshoi sistemin gjatë lojës”, ka deklaruar Southgate

Trajneri anglez thotë se në skuadrën e tij mbretëron një harmoni e mirë mes futbollistëve.

“Kemi pasur harmoni të mirë dhe buzëqeshje gjatë këtyre ditëve sa kemi punuar në grup”.

“Gjëja e vetme që duhet ta bëjmë është të përmirësohemi më shumë në finalizim”, ka përfunduar trajneri i Anglisë.

Në ndeshjen e ardhshme, Anglia do të luaj miqësore me Kombëtaren e Italisë.

(Kosova Sot)