“Salah duhet të refuzojë Realin dhe Barçën”

  • 24 March 2018 - 13:21
“Salah duhet të refuzojë Realin dhe Barçën”

nce e ka këshilluar Salahun të mos shkojë hapave të Coutinhos e Suarezit.

Mohamed Salah duhet të refuzojë interesimin nga Real Madridi dhe Barcelona për të qëndruar në Liverpool dhe të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve, thotë ish mesfushori i “Të Kuqve”, Paul Ince.

“Mohamed Salah do të bëhej ‘budalla’ nëse largohet tani nga Liverpooli. Gjendet në një vend perfekt për të”, u shpreh ai.

“Është e vështirë të injorosh Real Madridin ose Barcelonën – e pamë Philippe Coutinhon dhe Luis Suarezin. Por, mendoj se Salah duhet të ngulë këmbë”.

“Nëse ai qëndron dhe vazhdon të përmirësohet, ashtu si e gjithë skuadra që nga viti në vit po bëhet më e mirë, atëherë Salah mund ta shoh vetën duke e fituar Ligën e Kampionëve me skuadrën ku do të ishte ylli kryesor”, theksoi mes tjerash Ince

(Kosova Sot)