Jorginho takohet me përfaqësuesit e Man City e Man United?

  • 24 March 2018 - 13:40
Jorginho takohet me përfaqësuesit e Man City e Man United?

Agjenti i Jorginhos është takuar me përfaqësuesit e Man City dhe Man United, bëjnë të ditur mediat italiane.

Sipas “Rai Sport”, agjenti i Jorginhos ka qenë prezent në “Etihad” në miqësoren mes Italisë dhe Argjentinës dhe është takuar me drejtuesit e Manchester City dhe United.

Dy klubet nga Mançesteri e duan lojtarin dhe agjenti, Joao Santos, është duke punuar që ta largojë gjatë verës nga Napoli, nëse kjo e fundit dështon ta fitojë Scudetton.

Për Jorginhon, që bëri paraqitje të mirë kundër Argjentinës, janë duke u interesuar edhe Liverpooli e Chelsea. 

(Kosova Sot)