Cristiano Ronaldo rrezikon 10 vjet burg

  • 24 March 2018 - 14:37
Cristiano Ronaldo rrezikon 10 vjet burg

Ronaldo rrezikon 10 vjet burg pasi akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në 4 vite.

Cristiano Ronaldo do të gjykohet për evazion fiskal, dhe rrezikon një dënim të paktë me 10 vjet burg, për 4 shkelje. Lajmin e kanë dhënë mediat spanjolle, që zbulojnë se ka nisur një hetim i thellë në dëm të sulmuesit të Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

“Cadena Ser” ka folur me palën mbrojtëse të portugezit, që ka konfirmuar akuzën e ngritur nga gjykata në Alcoron.

Sipas burimit të mësipërm, Ronaldo akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në 4 vite.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është akuzuar edhe më parë për evazion fiskal.

Në të kaluarën në gjykatë ka qenë edhe ylli tjetër i futbollit, Lionel Messi, edhe ai për evazion fiskal

(Kosova Sot)