Një klub i madh evropian i gatshëm ta paguajë klauzolën e Hysajt

  • 24 March 2018 - 14:45
Një klub i madh evropian i gatshëm ta paguajë klauzolën e Hysajt

Elseid Hysaj është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Itali.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka shkëlqyer me Napolin në dy edicionet e fundit në Serie A.

Por Napoli mund të mbetet pa të pas paraqitjeve fantastike të shkodranit.

E përditshmja italiane TuttoSort ka shkruar se Hysaj pritet të largohet në verë nga Napoli.

Ka qenë agjenti i lojtarit, Matteo Giuffredi që i ka thënë Napolit se një klub i madh evropiane është i gatshëm ta paguajë klauzolën e shkodranit.

“Klauzola e Hysajt është 50 milionë euro dhe se kjo mund të thyhet në verë”.

“Agjenti i Hysajt, Matteo Giuffredi i ka konfirmuar Napolit se një klub i madh evropian është i gatshëm ta paguajë këtë shifër për ta transferuar Hysajn”.

“Kjo klauzolë e lojtarit me Napolin vlen vetëm deri më 15 korrik të këtij viti”, thuhet në shkrimin e Tutto Sport.

Emri i klubit nuk është bërë me dije, por sipas Tutto Sport bëhet fjalë për njërën mes Bayern Munich dhe Chelsea.

(Kosova Sot)