Legjenda e Barcelonës thotë se s’ka kurrfarë problemi nëse Neymar i bashkohet Realit

  • 24 March 2018 - 18:23
Legjenda e Barcelonës thotë se s’ka kurrfarë problemi nëse Neymar i bashkohet Realit

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, ka pohuar se nuk sheh ndonjë problem me transferimin e Neymarit në Real Madrid nga Paris Saint-Germain.

Përfaqësuesi brazilian e braktisi Barçën për t’u transferuar në PSG për një shumë rekord botëror në vlerë 222 milionë euro në gushtin e kaluar, por tani lidhet me një kalim te rivali i ish-skuadrës së tij, Real Madridi.

Bile është sugjeruar se Neymari nënshkroi për gjigantin e Ligë 1, në mënyrë që ta lehtësojë transferimin në Madrid.

E Puyol nuk sheh ndonjë problem me këtë.

“Po, mendoj se ai mund t’i bashkohet Madridit”, ka thënë Puyol për gazetën braziliane Estadao.

“Nuk shoh ndonjë problem me këtë. Ai është profesionist dhe nuk është diçka e pabesueshme”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)