Kosova U-19 humb nga Irlanda U-19

  • 24 March 2018 - 18:25
Kosova U-19 humb nga Irlanda U-19

Ekipi kombëtar U-19 i Kosovës ka humbur kundër Irlandës U-19 në ndeshjen e dytë të Elite Round.

Irlanda e priti Kosovën në “Rio Ave” në rrethin e dytë të Elite Round të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-19, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Vendasit e nisen furishëm ndeshjen duke realizuar gol në minutën e pestë përmes Michael Obafemi. Nuk vonoi shumë dhe Lee O’Connor e dyfishoi epërsinë e Irlandës.

Djelmoshat e Ramiz Krasniqit nuk arritën t’i bënin ballë Irlandës dhe pësuan edhe golin e tretë, kur Roëan Roache shënoi në minutën e 54-të.

Kosova mbetet në vendin e fundit në Grupin 5 të Elite Round, me dy humbje. Grupit i prin Irlanda me katër pikë. 

(Kosova Sot)