Real Madridi tentoi ta transferonte yllin e Romës në janar

  • 24 March 2018 - 19:01
Real Madridi tentoi ta transferonte yllin e Romës në janar

Real Madridi kishte tentuar ta transferonte sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Në fakt ishte Chelsea që bëri përpjekjet më të mëdha për ta sjellë në radhët e veta ish-sulmuesin e Manchester Cityt në fillim të këtij viti.

Por, garës për të i ishte bashkuar edhe Real Madridi, sipas të përditshmes spanjolle.

Megjithatë, pasi të dy klubet i kishin ofruar vetëm rolin e sulmuesit të dytë, Dzeko kishte vendosur të qëndronte te Roma. 

(Kosova Sot)