Ylli i Realit: Spanja dëshiron të përballet me më të mirët, Messi bën mirë të luajë

  • 24 March 2018 - 20:01
Ylli i Realit: Spanja dëshiron të përballet me më të mirët, Messi bën mirë të luajë

Spanja është duke u përgatitur për t’u përballur me Argjentinën në “Estadio Wanda Metropolitano” dhe Lucas Vazquez shpreson se do ndeshet kundër njërit prej futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Messit.

Anësori i Real Madridit është në formë të mirë për klubin dhe vendin dhe ndien se Spanja mund të jetë ndër favoritët për Kupë të Botës.

“Gjithmonë duam të përballemi me më të mirët, prandaj aq më mirë nëse Messi luan”, ka thënë ai.

“Duket se është në dyshim, por ta shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)