Përfundon pa gola pjesa e parë mes Kosovës dhe Madagaskarit
Kosova është duke barazuar pa gola pas 45 minutave të parë në ndeshjen miqësore kundër Madagaskarit.
Skuadra e Madagaskarit ishte më e mirë në 45 minuteshin e parë duke e rrezikuar më shumë portën e Samir Ujkanit.
Kosova ishte më fat, pasi në minutën e 35-të, Madagaskari dështoi të shënonte gol nga penalltia.
Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit të ri, Bernard Challandes.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland” në Francoville, 20 km afër Parisit.
(Kosova Sot)