Zhegrova: Golin ia dedikoj krejt Kosovës

  • 24 March 2018 - 21:20
Zhegrova: Golin ia dedikoj krejt Kosovës

Edon Zhegrova ka thënë se golin e shënuar në debutimin e tij për Kombëtaren e Kosovës ia dedikon të gjithë shtetit.

Talenti kosovari shënoi në debutimin e tij për Kombëtaren duke ia siguruar edhe fitoren kundër Madagaskarit në një ndeshje që u zhvillua sot në Francë.

Ai për SuperSport ka thënë se për të është e veçantë të luajë për Kosovën dhe se është i lumtur me fitoren.

“Ka qenë ditë e veçantë dhe të luash për shëtitin tënd është mision i veçantë. Djemtë kanë qenë fantastik dhe kanë dhënë maksimumin. Jam i lumtur që e fituam lojën. Golin ia dedikoj të gjithë shtetit të Kosovës”, ka thënë Zhegrova.

(Kosova Sot)