Bashkimi mposht Rahovecin, Ylli fiton kundër Trepçës

  • 24 March 2018 - 21:49
Bashkimi mposht Rahovecin, Ylli fiton kundër Trepçës

KB Bashkimi ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Rahovecit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në “Sezari Surroi” skuadra nga Prizreni fitoi me rezultat bindës, 98-79.

Eric Stutz ishte më i miri në radhët e Bashkimit me 21 pikë, kurse Vincent Zollo e ndihmoi me 19 sosh. Kurse te Rahoveci i pandalshëm ishte Mark Williams që shënoi 36 pikë.

Në ndeshjen tjetër Ylli e mposhti klubin mitrovicas, Trepçën me rezultat 92:73.
Te vendasit shkëlqeu Mike Harmon me 30 pikë, kurse te Trepça shkëlqeu Samir Zekiqi me 29 pikë.

(Kosova Sot)