Schweinsteiger – Ibrahimovicit: Mjaft më ndoqe!

  • 24 March 2018 - 23:01
Schweinsteiger – Ibrahimovicit: Mjaft më ndoqe!

Bastian Schweinsteiger e ka akuzuar Zlatan Ibrahimovicin se e ka ndjekur pas deri në ligën elitare të SHBA-së, MLS.

Sulmuesit suedez iu shkëput kontrata nga Manchester Unitedi në fillim të kësaj jave, dhe si pasoi ai iu bashkua Los Angeles Galaxy në Shtetet e Bashkuara.

Schweinsteiger, i cili ka luajtur me Ibrahimovicin në United, tani luan në Chicago Fire në MLS dhe do ta ketë kundërshtar Ibrën.

Mesfushori gjerman e ka ngacmuar sulmuesin ikonë përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Mjaft më ndoqe, Ibra! Së pari në United, tani në MLS. Mirë se vjen në MLS mik!”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)