Atletico e ‘shkel’ Levanten, Armando Sadiku luan vetëm 45 minuta

  • 15 April 2018 - 18:36
Atletico e ‘shkel’ Levanten, Armando Sadiku luan vetëm 45 minuta

Atletico Madridi ka marrë pikët e plota kundër Levantes në “Wanda Metropolitano”, duke triumfuar 3-0.

Armando Sadikut nuk po ia do në La Liga. Shqiptari ka bërë një tjetër paraqitje jo të mirë, duke detyruar trajnerin, Paco Lopez, ta ndërrojë menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, ku skuadra e sulmuesit të Kombëtares shqiptari humbi 3-0.

Për ekipin e Diego Simeones shënuan: Angel Correa 33’, Antoine Griezmann 48’ dhe Fernando Torres 77’, për këtë të fundit ishte goli i 100 në La Liga.

Pas kësaj fitore, Atletico shkon në kuotën e 71 pikëve, 11 më pak se lideri, Barcelona. 

(Kosova Sot)