Zyrtare: Kristal Abazaj kalon te Anderlechti
Mesfushori sulmues i Luftëtarit dhe Kombëtares Shqiptare, Kristal Abazaj, ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Anderlechtit.
Lojtari që llogaritet si njëri nga shpresat më të mëdha në Shqipëri fal paraqitjeve të tij për ndeshjen e fundit kishte marr thirrje edhe nga Kombëtarja A.
Ai me Luftëtarin ka shënuar nëntë gola në 28 ndeshje.
Këtë dimër ai u transferua te klubi lider në Superiore, Skënderbeu , i cili e huazoi te Luftëtari edhe gjashtë muaj.
Me blerjen e tij është i kënaqur edhe drejtori sportiv, Luc Devroe.
Drejtori sportiv i Anderlechtit, Luc Devroe dhe ai i Skënderbeut, Haris Fakic me Kristal Abazajn
“Kristali konsiderohet si një nga talentet më të mëdha shqiptar”.
“Ne jemi shumë të lumtur që ky lojtar premtues ka zgjedhur klubin tonë dhe jam i sigurt se do ta tregojë potencialin e tij”.
Lojtari me menaxherin e tij Shkumbin Qorrmemeti
“Anderlecht është një emër i madh në futbollin evropian, gjithashtu njihet edhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që mund ta vazhdoj progresin tim në një klub të tillë dhe unë pres që të punoj këtu”, ka thënë Abazaj.
Klubet nuk kanë treguar kostot e transferimit të lojtarit.
(Kosova Sot)