40 për Barcelonën

  • 17 April 2018 - 23:30
40 për Barcelonën

Barcelona nuk di për humbje në La Liga

Barcelona ka barazuar në Celta Vigo, por skuadra katalunase që 40 ndeshje nuk di për humbje në La Liga.

Edhe ndeshja e sotme e tregon formën e mirë të katalunasve në kampionatin spanjoll.

Barcelona në këtë takim hyri pa dy yjet e saj kryesorë, Lionel Messi dhe Luis Suarez,

Por, aty sonte ishte në një formë të mirë Ousmane Dembele, i cili shënoi golin e parë në minutën e 36 të takimit.

Megjithatë, Celta reagoi shumë shpejt dhe barazoi rezultatin në fund të këtij takimi. Johnny Castro.

Pjesa e dytë përsëri filloi shumë më mirë për Barcelonën ku Francisco Alcacer shënon në minutën e 64’të.

Gjërat u vështirësuan për Barcelonën pasi që në minuën e 71 me karton të kuq ndëshkohet Sergi Roberto.

Celta barazon rezultatin në minutën e 82’të.

Me këtë barazim Barcelona është pa humbje që 40 ndeshje në La Liga dhe ndjek rekordin e Arsenalit, i cili nuk pësoi humbje në 49 ndeshje të Premier Ligës.

Ndryshe, Barcelona është në vendin e parë në La Liga më 83 pikë 12 më shumë se Atletico e cila gjendet në vendin e dytë me 71 pikë, ku po zhvillohet java e 33 e Ligës. 

(Kosova Sot)