Pse nuk luajti Hakan Calhanoglu?

  • 19 April 2018 - 13:04
Pse nuk luajti Hakan Calhanoglu?

Hakan Calhanoglu nuk luajti asnjë minutë në barazimin 1-1 të Milanit me Torinon.

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, nuk luajti në barazimin e Milanit me Torinon, pavarësisht se ishte në stol.

Gattuso nuk vendosi ta inkuadrojë as në pjesën e dytë dhe tani “Calciomercato.com” ka zbuluar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Sipas “Calciomercato.com”, Calhanoglu lëndoi gjurin paksa në stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe Gattuso ka preferuar që mos rrezikojë me të.

Ndërsa “Tuttosport” raporton se lëndimi mund të jetë paksa më i rëndë, por më gjerësisht do të bëhen sot skanime. 

(Kosova Sot)