Barcelona takon Sevillan për Lengletin

  • 19 April 2018 - 15:43
Barcelona takon Sevillan për Lengletin

Mbrojtësi i ri francez i Sevillës, Clement Lenglet vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për mbrojtjen e sezonit të ri.

Lenglet u transferua në janarit e vitit të kaluar te Sevilla, por ka befasuar të gjithë me talentin e tij.

22-vjeçari francez është bërë menjëherë titullar fiks i formacionit, teksa me paraqitjet e këtij sezoni në La Liga dhe Ligën e Kampionëve ka bërë për vete shumë skuadra.

Njëra nga më të interesuarat është gjiganti spanjoll, Barcelona, që e sheh Lengletin si pjesë e rëndësishme e të ardhmes së klubit.

Francezi është caku i Barcelonës si një nënshkrim për qendrën e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm dhe ata tashmë i kanë takuar përfaqësuesit e tij për bisedime mbi një transferim në verë.

Sipas gazetës së njohur spanjolle Sport, Barcelona ka bërë hapa të rëndësishëm për të nënshkruar me Lenglet nga Sevilla.

Megjithatë, ky medium thekson se edhe pse janë takuar drejtuesit e dy klubeve, negociatat ende nuk kanë filluar.

Lenglet shihet si zëvendësues i Thomas Vermaelenit që pritet të largohet gjatë verës dhe Yerry Minas që do të huazohet diku për të marr përvojë.

(Kosova Sot)