Salah e do Këpucën e Artë për “inat” të Chelseat

  • 19 April 2018 - 15:55
Salah e do Këpucën e Artë për “inat” të Chelseat

Salah e do Këpucën e Artë “për inati” të “Bluve të Londrës”.

Para se të transferohet në Serie A, Mohamed Salah ishte pjesë e Chelsea të Jose Mourinhos. Por, si shumë lojtarë tjerë, edhe egjiptiani nuk u përshtat në lojën e portugezit që vendosi ta largojë.

Tani, Salah po i tregon Mourinhos, por edhe Chelseat, se kanë gabuar me të. Ai është afër për të fituar Këpucën e Artë në Angli me 30 gola, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Harry Kane (26).

Salah po lufton edhe për Këpucën e Artë të Evropës. Egjiptiani është në garë me Lionel Messin, që ka shënuar 29 gola.

“Që nga dita e parë e kam ditur se dua të bëj diçka më ndryshe, diçka speciale”, u shpreh ai për Sky Sports. “Isha këtu me Chelsea, por nuk kisha shanse dhe më në fund jam rikthyer për t’iu treguar të gjithëve futbollin tim”.

“Nuk luaja (te Chelsea). I shikoni numrat. Nuk më jepej mundësia për të treguar vetën. Por, sot mund të shikoni se kur kam shans, kur më jepet mundësia,  iu tregoj të gjithëve se e kishin gabim”.

“Siç e shihni në disa ndeshje, ekipi po mundohet të më ndihmojë që të shënojë gola, sepse e dinë se jam afër për Këpucën e Artë”, shtoi Salah. 

(Kosova Sot)