Mbretërit e Evropës: Ronaldo i pari, nuk i ndahet Salahu

  • 19 April 2018 - 16:35
Mbretërit e Evropës: Ronaldo i pari, nuk i ndahet Salahu

Ronaldo vazhdon të jetë i pari në Evropë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat, me 42 rrjeta. Pas tij renditen Salah me 40 e Messi me 39.

Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në Evropë duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12), rekord historik ky.

Këtë edicion, fituesit e 10 Topave të Artë (dytë nga 5) janë duke hasur në vështirësi që të shkëputën nga të tjerët, por vazhdojnë të jenë aty, në maje...

Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet i pari, tani me 42 finalizime pas realizimit kundër Bilbaos në vetëm 38 ndeshje, pas tij renditen Mohames Salah me 40 rrjeta e Lionel Messi me 39, nuk shënoi në barazimin 2-2 të Barcelonës kundër Celta Vigos.

Golashënuesit më të mirë në Evropë:

1. Cristiano Ronaldo – 39 paraqitje, 42 gola, 8 assiste
2. Mohamed Salah – 45 paraqitje, 40 gola, 11 assiste
3. Lionel Messi – 49 paraqitje, 39 gola, 14 assiste
4. Ciro Immobile – 39
5. Harry Kane – 37
6. Robert Lewandowski – 36
7. Edinson Cavani – 36
8. Sergio Aguero – 30
9. Neymar – 29