Julio Cesar: Mourinho më tha se mbron me një dorë më mirë se Casillas

  • 19 April 2018 - 16:39
Julio Cesar: Mourinho më tha se mbron me një dorë më mirë se Casillas

Portieri brazilian, dikur i Interit, Julio Cesar, që tani gjendet në Brazil te Flamengo, ka zbuluar një bisedë të tijën me trajnerin Jose Mourinho.

Ai kishte folur me Mourinhon, pas përfundimit të Kupës së Konfederatave 2013.

Brazili fitoi 3-0 ndaj Spanjës në  Maracana dhe Julio Cesar u zgjodh si portieri më i mirë i turneut.

Braziliani kishte marr fanellën e Casillasit pas ndeshjes.

“Kur shkova në dhomën e zhveshjes e pashë një mesazh në telefon nga Mourinho”.

“Ti je i çmendur. Është Casillas, ai që do të duhej ta merrte fanellën tënde dhe jo e kundërta. Mourinho më thoshte edhe se unë me një dorë prisja më shumë se Casillas”.

Julio Cesar tregon se kishte biseduar me Casillasin pas asaj ndeshje, duke i treguar se do ta kishte të vështirë me Mourinhon në Real Madrid.

Komenti më i vështirë që Mourinho i kishte bërë Cesarit ishte: “Ti je portieri më i mirë, por sot jeni treguar si portier i Seria C”.

(Kosova Sot)