Isak mund të përfitojë nga lëndimi i Batshuayi

  • 19 April 2018 - 17:41
Isak mund të përfitojë nga lëndimi i Batshuayi

Sulmuesi që ende është i Chelseat pritet të jetë jashtë fushave deri në sezonin e ardhshëm dhe kjo i ka jep mundësi talentit suedez Alexander Isak për të shkëlqyer në skuadrën gjermane

Peter Stoger ka thënë se Alexander Isak duhet ta shfrytëzojë lëndimin e Michy Batshuayi dhe lëndimin e gjurit, pasi që Borussia Dortmund ka asete për ta mbuluar belgun.

Batshuayi me gjasë do të mungojë këtë sezon pasi që u lëndua në ndeshjen e fundit.

Ai ka shënuar 7 gola në 10 paraqitje të skuadrës nga Budesliga dhe mungesa e tij mund të bëj që Dortmund të humbet trenin dhe mos të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.

Skuadra e Stoger ndan vendin e katër dhe pestë me RB Leipzig ku kanë pikë të barabarta.

“Kemi pak opsione për ta zëvendësuar Batshuayi”, tha Stoger. “Një zëvendësim është Isak që është i mundshëm. Ai është lojtar ndryshe por ka mundësi që të paraqitet në sulmin tonë. Ai ka edhe talent po ashtu dhe mund ta zëvendësojë belgun”, tha Stoger. 

(Kosova Sot)