Guardiola insiston për Mahrezin
Guardiola ende e do Riyad Mahrez.
Riyad Mahrez ishte shumë afër transferimit në Etihad Stadium te Manchester City, por gjithçka dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, ëndrra mund t’i realizohet anësori të Leicester City.
Kështu raporton “The Mirror”, sipas të cilës – Pep Guardiola ende është i interesuar për 27 vjeçarin, që mund ta forcojë sulmin e Citizens për sezonin e ardhshëm e që objektivi numër një pritet të jetë, Champions League.
City ka përgatit 60 milionë euro për talentin e Algjerisë.
Mahrez është pjesë e Leicester City që nga viti 2013. Ai ka bërë 174 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 46 gola.
(Kosova Sot)