Arsenali e kontakton Luis Enriquen

  • 20 April 2018 - 14:34
Arsenali e kontakton Luis Enriquen

Luis Enrique shihet si zëvendësuesi ideal për Arsene Wenger.

Arsene Wenger, pas 22 vitesh, do të largohet si trajner i Arsenalit, ka bërë të ditur klubi londinez. Pas njoftimit të lamtumirës së trajnerit francez është hapur lista e zëvendësuesit të mundshëm, mes të cilëve janë edhe tre spanjollë: Mikel Arteta, Luis Enrique dhe Rafa Benítez.

Sipas “The Independent” kandidati më serioz është ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique – të cilin madje e ka kontaktuar Arsenali.

Megjithatë, Enrique mund të dështojë pasi raportohet se ka kërkuar rrogë sa kishte Wengeri.

Joachim Löw, Carlo Ancelotti, Thierry Henry, Patrick Vieira e Mikel Arteta – janë të tjera opsione për “Topçinjtë”. 

(Kosova Sot)