Neymar nuk ka klauzolë 300 milionë euro

  • 20 April 2018 - 21:45
Neymar nuk ka klauzolë 300 milionë euro

Liga Profesionale Franceze (LFP) ka konfirmuar se klauzolat e lirimit nuk janë të lejuara në kontratat e lojtarëve, pasi që u shkrua për këtë gjë nga mediat për Neymar

LFP e ka mohuar ekzistencën e klauzolës për yllin e Paris Saint – Germain, Neymar.

Sulmuesi brazilian kaloi nga Barcelona në skuadrën e Ligue 1 verën e kaluar pasi që PSG pagoi klauzolën prej 222 milionë eurove tek klubi katalunas.

Neymar deri tani ka pasur një sezon të mirë duke shënuar 28 gola dhe bërë 16 asiste në të gjitha garat, duke bërë që PSG tashmë të shpallet kampion i  Francë.

Sot është shkruar se skuadra nga kryeqyteti francez ka vënë një klauzolë për Neymarin që është mbi 300 milionë euro, duke bërë kështu që Real Madrid të mund ta paguajë këtë klauzolë në mënyrë që lojtari të kaloi në Real Madrid.

“LFP e ka bërë shumë të qartë duke e shpjeguar këtë rast në ligjin 202 ku thuhet: klubet nuk mund të bëjnë kontrata në të cilat përfshihen klauzola të lirimit të tyre që rezulton në anulimin e kontratave ekzistuese”, ka thënë liga për L’Equipe.

“Kështu, në bazë të kësaj rregulle Neymar nuk ka në kontratën e tij një klauzolë të këtillë. Dhe nuk ka klauzola të këtilla tek asnjë lojtarë që luan në Francë dhe është i licencuar nga LFP”.

(Kosova Sot)