Rummenigge: Reali është favorit, por ne do të luftojmë

  • 20 April 2018 - 23:59
Rummenigge: Reali është favorit, por ne do të luftojmë

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Real Madrid është favorit për të kaluar tutje në finale të Ligës së Kampionëve

Legjenda e Bayernit, megjithatë mendon se Bayern do të luftojë që të kalojë tutje dhe se për këtë do ta bëjnë të pamundurën.

“Neve nuk duhet të na kaplojë euforia në këtë ballafaqim. Luajmë kundër kampionit dhe ekipit më të mirë në botë”, ka thënë Rummenigge.

Ai ka shtuar se Real Madridi është padyshim favorit për t’i fituar të dy ndeshjet por që Bavarezët do të luftojnë që së paku ata ti mundin në Allianz Arena.

Në fund ai ka pasur thumbime për Manchester Cityn e PSG’në.

“Ne arritëm në finale të Ligës së Kampionëve pa paratë e miliardërve ara apo rus. Filozofia e jonë është ndryshe në krahasim me Manchester Cityn dhe PSG”. 

 

(Kosova Sot)