Milani dhe Liverpooli në garë për Ruben Neves

  • 21 April 2018 - 12:32
Milani dhe Liverpooli në garë për Ruben Neves

Ruben Neves befasoi të gjithë vitin e kaluar kur pranoi kalimin në Wolverhampton Wanderers.

Mesfushori i talentuar portugez ishte pjesë e Portos dhe u kërkua nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Por ai shkoi në Wolverhampton për të qenë një lider në skuadrën që tani ka siguruar rikthimin në Ligën Premier.

21-vjeçari iu bashkua klubit anglez nga Porto për një shumë rreth 18 milionë euro.

E falë paraqitjeve të mira skuadrat e mëdha evropiane si Milan dhe Liverpool janë futur në garë për të.

Sipas medieve britanike, dy skuadrat e lartpërmendura do të kërkojnë transferimin e lojtarit para fillimit të Kampionatit Botëror.

Lojtari është nën kontratë nga agjenti i famshëm Jorge Mendes dhe dy klubet elitare pritet të fillojnë bisedimet me të.

Por për ta lënë të lirë të largohet lojtarin, Wolverhampton po kërkon rreth 35 milionë euro.

(Kosova Sot)