Gjilani e mposht Trepçën ’89, Feronikeli ndahet baras me Lirinë

  • 21 April 2018 - 17:11
Gjilani e mposht Trepçën ’89, Feronikeli ndahet baras me Lirinë

Gjilani e ka mundur Trepçën ’89 në shtëpi me rezultat 2-0, ndërkohë që Feronikeli dhe Liria janë ndarë baras në dy ndeshjet e para të javës së 28-të të Superligës së Kosovës të zhvilluara sot.

Gjilanit fitoren ia siguruan Rusi dhe Haxhimusa, të cilët shënuan në minutat 26 dhe 59, respektivisht.

Ndërkohë, Feronikeli dhe Liria u ndan baras 0-0.

Kjo është tabela në Superligë pas dy ndeshjeve të para të kësaj jave.

(Kosova Sot)