Milani ndihet i turpëruar pas humbjes nga skuadra e fundit në Serie A

  • 22 April 2018 - 10:10
Milani ndihet i turpëruar pas humbjes nga skuadra e fundit në Serie A

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se klubi ndihet i tëri i turpëruar nga humbja ndaj skuadrës tashmë praktikisht të rënë nga liga elitare italiane, Benevento.

Milani u mposht 1-0 në shtëpi “San Siro” nga goli i Pietro Iemmellos dhe nuk mundi ta arrinte as barazimi madje as pas përjashtimit të Cheick Diabate me karton të kuq.

Për Beneventon kjo natë ishte historike, pasi arriti ta shënojë fitoren e parë në udhëtim në Serie A dhe të dytën në po aq ndeshje në kampionat këtë vit kundër Milanit.

“Duhet t’iu kërkojmë falje tifozëve për humbjen. Me gjithë respektin për Beneventon, Milani nuk është dashur ta humbte këtë ndeshje”, ka thënë pas ndeshjes Mirabelli.

“Ndihemi të turpëruar nga kjo performancë, po nuk duhet të trallisemi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)