Chelsea dhe Arsenal në luftë për ish-trajnerin e Barcelonës

  • 22 April 2018 - 10:11
Chelsea dhe Arsenal në luftë për ish-trajnerin e Barcelonës

Rivalët e Londrës, Chelsea dhe Arsenali shpresojnë ta sigurojnë transferimin e ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, në verë, raporton The Sun.

Chelsea ka refuzuar t’ia plotësojë kërkesat e mëdha Enriques, duke e lënë Arsenalin të futet në garë për të.

Po ashtu, të dy këto klube janë duke i vëzhguar nga afër edhe dy trajnerë tjetër, atë të Juventusit, Massimiliano Allegrin dhe ish-trajnerin e Bayern Munichut, Carlo Ancelottin, i cili më parë e ka drejtuar edhe Chelsean.

Arsene Wenger e konfirmoi të premten largimin nga “Topçinjtë” pas 22 viteve shërbimi, ndërsa Antonio Conte pritet të largohet në verë, gjithashtu.

(Kosova Sot)