Valverde: Luajtëm pa menduar se çfarë ndodhi kundër Romës

  • 22 April 2018 - 10:15
Valverde: Luajtëm pa menduar se çfarë ndodhi kundër Romës

Barcelona tregoi përkushtim të shtuar për të shndritur në fitoren 5-0 kundër Sevillës në Kupën e Mbretit të shtunën mbrëma.

Pas ndeshjes, trajneri Ernesto Valverde mohoi se triumfi në finale të Mbretit kishte të bënte me mënyrën se si skuadra e tij u eliminua prej Romës nga Liga e Kampionëve.

Klubi katalan pothuajse i ka siguruar dy tituj për këtë sezon, por mënyra sesi u eliminua nga Liga e Kampionëve i ka lënë shumë persona në klub të palumtur.

“Çdo garë është një mundësi dhe ne patëm rastin të luanim një finale pa menduar se çfarë kishte ndodhur më parë”, tha Valverde.

“Është e qartë se mënyra sesi humben ndaj Romës ka lënë një efekt, por sot ishim më të mirë që prej fillimit. Ideja ishte të fitonin sot dhe tani na duhet ta sigurojnë edhe fitimin e ligës”, shtoi ai.

Barça është tri pikë larg fitimit të La Ligës dhe do t’i ketë pesë ndeshje në dispozicion për ta bërë këtë.

(Kosova Sot)