Iniesta: Këtë javë e zbuloj vendimin për të ardhmen

  • 22 April 2018 - 10:54
Iniesta: Këtë javë e zbuloj vendimin për të ardhmen

Andres Iniesta ende nuk ka treguar se çfarë do të bëjë përfundimisht pas mbarimit të këtij sezoni por megjithatë ka sugjeruar se e ka të qartë në mendje se çfarë do të bëjë.

Ai shënoi gol në një natë emocionale ku Barcelona e fitoi Kupën e Mbretit pas fitores 5-0 në finale kundër Sevillës, e cila më shumë mundësi do të jetë finalja e fundit për të.

“Vendimin do ta bëjë publik këtë javë. Mendoj se është e qartë, por ne jemi të lumtur për atë që ndodhi këtu sot. Vërtet doja që sot gjërat të shkonin mirë dhe ashtu ndodhi që prej minutës së parë”, ka thënë Iniesta.

“Ishte natë madhështore në çdo kuptim. Jam i lumtur për lojën dhe mbi të gjitha për titullin. Të gjithë po mendonin për Romën, por e merituam këtë titull”, shtoi ai. 

 

(Kosova Sot)