Befason Modric: E shoh veten duke luajtur në MLS me Ibrahimovicin

  • 22 April 2018 - 10:55
Befason Modric: E shoh veten duke luajtur në MLS me Ibrahimovicin

Ylli i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se e sheh veten në hapa të Zlatan Ibrahimovicit duke kaluar në MLS të SHBA-së në të ardhmen.

Modric luan për Madridin që prej transferimit nga Tottenhami më 2012 dhe ka kontratë deri më 2020, kur edhe do t’i mbushë 34 vjet.

Por, duke folur për televizionin suedez SVT Sport, përfaqësuesi kroat ka thënë se kalimi në Shtetet e Bashkuara mund të jetë opsion kur të vjen koha.

“Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh, por ende i kam edhe dy vite kontratë me Real Madridin”, ka thënë Modric në një intervistë të zhvilluar muajin e kaluar, por publikuar këtë të premte.

“Jam i lumtur. Gjithmonë kam thënë se do të doja ta përfundoja karrierën në Madrid nëse është e mundur. Por nëse jo, atëherë mbase mund ta shoh vetën në SHBA”, shtoi ai.

 

(Kosova Sot)