Chelsea kundër Southamptonit për një vend në finale të FA Cup

  • 22 April 2018 - 11:45
Chelsea kundër Southamptonit për një vend në finale të FA Cup

Chelsea do të ballafaqohet me Southamptonin sot për një vend në finale të FA Cup, ku i pret Manchester Unitedi.

Skuadra e Antonio Contes do të tentojë ta sigurojë vendin në finale sot në ndeshjes e dytë gjysmëfinale kundër Southamptonit në “Wembley” me fillim në orën 16:00.

Kjo është përballja e dytë mes tyre brenda një jave, me Chelsean që fitoi 3-2 me përmbysje në “St Mary’s” të shtunën e kaluar dhe synon ta përsërisë të njëjtin rezultat edhe sot.

Marcos Alonso do të mungojë te Chelsea si pasojë e kartonëve dhe në vend të tij pritet të luajë Emerson. Danny Drinkwater, David Luiz dhe Ethan Ampadu mungojnë shkaku i lëndimeve.

Te Southamptoni janë në dyshim Mario Lemina dhe Sofiane Boufal. Jack Stephens është i suspenduar.

Manchester United është finalisti i parë, pasi dje e mundi 2-1 Tottenhamin për ta arritur finalen e FA Cup.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Chelsea: Courtois; Christensen, Azpilicueta, Cahill; Emerson, Moses; Kante, Hazard, Willian; Giroud, Morata. 

Southampton: McCarthy; Bertrand, Yoshida, Hoedt, Bednarek, Soares; Hojbjerg, Romeu, Tadic, Davis; Long.

(Kosova Sot)