Mesfushori i Napolit e zgjedh Man Cityn para Unitedit

  • 22 April 2018 - 13:18
Mesfushori i Napolit e zgjedh Man Cityn para Unitedit

Mesfushori i Napolit, Jorginho, do të preferonte të luante për Manchester Cityn para rivalit të tij, Manchester Unitedit, sipas The Sun.

City është i etur ta forcojë mesfushën, me Thiago Alcantaran e Bayern Munichut dhe Fredin e Shakhtar Donetskit po ashtu në radarin e tij.

Por, City mund të përballet me konkurrencë të fortë nga Unitedi në garë për përfaqësuesin italian, Jorginhon.

Agjenti i mesfushorit i ka takuar tashmë të dy klubet gjatë një vizite së fundmi në Angli.

 

(Kosova Sot)