Melbourne Victory në gjysmëfinale falë golit me gërshërë të Besart Berishës

  • 22 April 2018 - 14:16
Melbourne Victory në gjysmëfinale falë golit me gërshërë të Besart Berishës

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, ka realizuar një supergol për Melbourne Victoryn duke e çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale të Play-Offit në Australi.

Ai realizoi gol me gërshërë në minutën e 89-të për të siguruar fitoren 2 me 1 ndaj Adelaide Unitedit.

Goli i Berishës i siguroi ekipit kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të takohet me Sydneyn.

 

(Kosova Sot)