Man United i bën konkurrencë Barcelonës për yllin e Sevillës

  • 22 April 2018 - 15:05
Man United i bën konkurrencë Barcelonës për yllin e Sevillës

Manchester Unitedi është i gatshëm të bëjë betejë me Barcelonën për mbrojtësin e Sevillës, Clement Lenglet, sipas The Sun.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka mahnitur gjatë fitores së skuadrës së vet kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, si dhe ka treguar formë të vazhdueshme në La Liga këtë sezon.

Ai ka mundësi të kushtojë rreth 22 milionë euro.

 

 

(Kosova Sot)