Neymar ecën pa paterica sërish

  • 22 April 2018 - 16:01
Neymar ecën pa paterica sërish

Neymar ka filluar të ecë përsëri pa paterica teksa e vazhdon riaftësimin në lëndimi në këmbën e djathtë.

Lojtari më i shtrenjtë në botë pësoi thyerje të ashtit në shputën e këmbës së djathtë në fitoren 3-0 të PSG-së kundër Marseille më 25 shkurt dhe në atë kohë iu dhanë tre muaj kohë për t’u riaftësuar nga doktorët pas një operacioni të suksesshëm.

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, pati sugjeruar se Neymar do të rikthehej para përfundimit të këtij sezon, megjithatë braziliani 26-vjeçar do t’i nënshtrohet një vlerësimi mjekësor më 17 maj që do të thotë se ai nuk mund të stërvitë para kësaj date.

Ndeshja e fundit e PSG-së do të jetë më 19 maj, prandaj paraqitja e ish-yllit të Barcelonës për gjigantin francez këtë sezon në ligj është e pamundur.

Image

 

(Kosova Sot)