Interi vazhdon të luftojë për Champions League

  • 22 April 2018 - 17:21
Interi vazhdon të luftojë për Champions League

Interi e ka mposhtur 2-1 Chievon, duke vazhduar kështu luftën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Interi po luan për objektiv ndeshjet e fundit të këtij sezoni, e që është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve – edhe pse nuk është në dorën e tyre, Ata varen nga ajo që bëjnë Lazio e Roma.

Por, të besuarit e Luciano Spallettit duan të kryejnë punën e tyre deri në fund dhe më pas të presin për një rrëshqitje të Lazios e Romës.

Kështu, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34, Interi mori pikët e plota në udhëtim te Chievo duke triumfuar 2-1, me golat e Mauro Icardi (52’) dhe Ivan Perisic (61’), për ta bërë të pavlefshëm golin e vendasve në fund të takimit. Mariusz Stepinski shënoi në minutën e 90-të.

Interi ka shkuar në kuotën e 66 pikëve me këtë fitore, një më pak se Roma e Lazio – që gjithashtu fituan në këtë xhiro në Serie A.

 

(Kosova Sot)