Ndërpritet ndeshja Llapi – Drita

  • 22 April 2018 - 17:23
Ndërpritet ndeshja Llapi – Drita

Ndeshja mes Dritës dhe Llapit është ndërprerë, por pritet të vazhdojë atëherë kur të largohen nga stadiumi tifozët vendas, që po akuzojnë lojtarët se kanë shitur sfidën.

Gjyqtari Genc Nuza ka ndërprerë sërish takimin ndërmjet Llapit dhe Dritës, pas hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve të Llapit. 

Është kërkuar që të zbrazet stadiumi, gjë që ka nisur zbrazja e stadiumit. Tifozët kanë akuzuar Llapin se kanë shitur takimin e sotëm kundër Dritës dhe për këtë u irrituan pas pësimit të golit të tretë, ku vendasit po humbasin 1-3. 

Sido që të jetë, ndeshja pritet të vazhdojë pas pak, pasi të zbrasët stadiumi në pjesën ku ishin tifozët e KF Llapit.

 

(Kosova Sot)