Chelsea n’finale të FA Cup, e pret Man Unitedi

  • 22 April 2018 - 18:02
Chelsea n’finale të FA Cup, e pret Man Unitedi

Chelsea është kualifikuar në finale të FA Cup, ku do të përballet me Manchester Unitedin.

Chelsea i Antonio Contes ka siguruar finalen e FA Cup, pas triumfit kundër Southamptonit në gjysmëfinale.

“Blutë e Londrës” fituan 2-0 me golat e Oliver Giroud në fillim të pjesës së dytë dhe Alvaro Moratas (82’).

Chelsea në finale të FA Cup do të përballet me Manchester United, që të shtunën eliminoi Tottenhamin. Finalja do të zhvillohet me 19 maj.

 

(Kosova Sot)