“Këpuca e Artë: Salah i pari, Immobile barazoi Messin... Ronaldo!

  • 23 April 2018 - 09:29
“Këpuca e Artë: Salah i pari, Immobile barazoi Messin... Ronaldo!

??29 gola në Serie A, edhe Immobile e do “Këpucën e Artë” të Evropës që po mahnitë të gjithë këtë sezon, teksa është rrugës së mirë për ta fituar atë në Serie A. Salah prin me 31, ndiqet nga Messi me 29, sa italiani.

Gara për “Këpucën e Artë” këtë edicion, është më e fortë se kurrë më parë.

Nëse në dekadën e fundit kanë dominuar Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, kjo nuk mund të thuhet për këtë sezon, madje Ronaldo ka mbetur pothuajse krejt në fund në top 10-she.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është ai që prin për “Këpucën e Artë” të Evropës me 31 gola.

Egjiptiani ndiqet nga Lionel Messi me 29, aq sa ka tani edhe Ciro Immobile, që shënoi dy gola në fitoren 4-0 të Lazios kundër Sampdorias.

Top 10-shja për “Këpucën e Artë” kompletohet me: Lewandowski (28), Kane (26), Icardi (26), Cavani (25), Cristiano Ronaldo i nënti me (24) dhe Suarez (23).

Paulo Dybala dhe Sergio Aguero qëndrojnë në pozitat 11 e 12 me nga 21 gola. 

 

(Kosova Sot)