Cristiano, exheli i ekipeve gjermane

  • 23 April 2018 - 12:52
Cristiano, exheli i ekipeve gjermane

?CR7 ka shënuar 26 gola në 22 ndeshje kundër ekipeve gjermane. Është “exheli” i Bayernit. Ai i ka shënuar 2 në rrugën drejt La Decimas, kurse edicionin e kaluar i shënoi 5 në dy ndeshje.

Cristiano Ronaldo ka statistika shumë pozitive kundër ekipeve gjermane. CR7 është përballur 22 herë me ekipe gjermane, duke shënuar 26 gola – më shumë se një për ndeshje: 1,18 mesatarja...

Bayerni ka arsye për t’u brengosur, sepse është një ndër viktimat më favorite të CR7 në Evropë.

Edicionin e kaluar, në çerekfinale, i shënoi pesë gola Bayernit ( (1-2 në Múnich dhe 4-2 në Bernabeu) – dy në udhëtim, e het-trik në shtëpi.

Disa vite më parë, në rrugën drejt La Decimas, Cristiano iu shënoi tri ekipeve gjermane për ta dërguar Madridin në finale të Lisbonës. Schalkes (katër gola), Borussia Dortmundit (një) dhe në gjysmëfinale... dy Bayernit. Dy gola të bukur për të shkruar histori, në nivelin personal e kolektiv në fitoren 0-4 në “Allianz Arena”.

Kundër Bayernit, ai ka shënuar nëntë gola, në gjashtë ndeshje – të 100-in në garat Evropiane e realizoi në Munich. 

Në gjysmëfinale, Ronaldo ka shënuar 19 gola, më shumë se çdo lojtar tjetër në hsitori, prej tyre 10 kundër ekipeve gjermane – një tjetër arsye për Bayernin që t’ia kenë frikën.

Ai është gjithmonë vendimtar, kështu që shpresoj të mos jetë dita e tij të mërkurën mbrëma”, tha ditë më parë Heynckes.

Ronaldo kthehet në Gjermani për t’u përballë me Bayernin në një formë fantastike. 10 ndeshje me radhë duke shënuar gol në Champions, 15 gola të realizuar – ai është në superformë.

(Kosova Sot)