Pritja madhështore e tifozëve pas fitores së madhe kundër Juventusit

  • 23 April 2018 - 12:55
Pritja madhështore e tifozëve pas fitores së madhe kundër Juventusit

Lojtarët e Napolit janë pritur si heronj, pas fitores 1-0 kundër Juventusit.

Një pikë, kaq është diferenca në Serie A mes liderit e vendit të dytë, pas fitores së madhe të Napolit kundër Juventusit në “Allianz Stadium”, 0-1.

Mbrojtësi, Kalidou Koulibaly, në minutën e 90’, shokoi vendasit për ta rihapur seriozisht garën për titull.

Diferenca mes Juves e Napolit tani është vetëm një pikë, 84 me 85 – kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Skuadra e Napolit është pritur nga shumë tifozë, pas fitores që bëri krenarë të gjithë – duke i dhënë shpresa për titull.

Ndeshjet e mbetura të Juventusit janë: Inter, Bologna, Roma (në Olimpico) dhe Verona, kurse katër sfidat mbetura, Napoli do t’i luajë kundër: Fiorentina, Torino, Sampdoria dhe Crotone.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)