MKRS mbështet financiarisht gjashtë xhudistë

  • 23 April 2018 - 17:19
MKRS mbështet financiarisht gjashtë xhudistë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë.

Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018.

Me 5 mijë e 400 euro është mbështetur financiarisht xhudistja Distria Krasniqi, ndërsa sportistja Nora Gjakova është mbështetur me 4 mijë e 800 euro.

Xhudisti Akil Gjakova, në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me 4 mijë e 500 euro. 

Me nga 1 mijë e 200 euro mbështeten xhudistët Laura Fazlia dhe Shpat Zeka, kurse Loriana Kuka me 2 mijë e 400 euro.

(Kosova Sot)