Federata angleze iu kërkon falje Tottenhamit dhe Manchester Unitedit për talljen e bërë

  • 23 April 2018 - 17:25
Federata angleze iu kërkon falje Tottenhamit dhe Manchester Unitedit për talljen e bërë

Federata e Futbollit Anglez (FA), ka kërkuar falje për një postim të lëshuar nga llogaria zyrtare e FA Cup, në të cilin sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, u tall keq pas humbjes 2-1 në gjysmëfinale kundër Manchester Unitedit.

Në postim, mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, pyetet: “Çfarë ke në xhep?”, i cili përfshinë edhe një video të shkurtër në të cilën Chris përgjigjet: “Harry Kanein”.

Sot, një zëdhënës i FA-së, ka thënë: “Iu kemi shkruar të dy klubeve për t’iu kërkuar falje për çfarëdo ofendimi të bërë”.

Tottenham nuk ka komentuar ende rreth kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, mësohet se asnjërit prej klubeve s’u ka pëlqyer natyra e postimit duke qenë se është bërë nga një llogari zyrtare.

Kane dështoi në lojën e tij për të lënë gjurmë në këtë përballje, pas të cilës Tottenham u eliminua dhe Unitedi kaloi në finale, ku do të përballet me Chelsean.

(Kosova Sot)

Image