Ylli i Man City: Jam si tifozët – madje shkoj edhe në tualet!

  • 23 April 2018 - 18:14
Ylli i Man City: Jam si tifozët – madje shkoj edhe në tualet!

Benjamin Mendy ka qenë në humor të mirë pas rikthimit mahnitës në fushë për Manchester Cityn këtë të diele, duke e përmbledhur marrëdhënien me përkrahësit e klubit në stil të pazakontë.

Mendy u rikthye në fushë kundër Swansea City plot 211 ditë pasi e pësoi lëndim të rëndë në gju.

“Tërë kohën qeshi bashkë me tifozët në rrjetet sociale”, ka thënë Mendy pas fitores 5-0 të Manchester Cityt.

“Jam i njëjtë si tifozët – shkoj në tualet dhe i bëj të gjitha, prandaj jam i ngjashëm”, shtoi ai.

“Kurrë nuk jam mirëpritur në këtë mënyrë, ishte gjëja më e mirë në botë”, theksoi ai për pritjen që ia bën adhuruesit e Cityt në fushë.

(Kosova Sot)